Futboll Sport

RINOVOHET KONTRATA/ Mbrojtësi qëndron te Real Madrid deri në vitin 2028

Eder Militao ka rinovuar kontratën me Real Madrid. Mbrojtësi brazilian dhe Los Blancos do të vazhdojnë të bashkëpunojnë, të paktën deri në vitin 2028. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Real Madrid C. F. dhe Éder Militão kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit tonë, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2028” – Shkruan klubi.

Militao është aktivizuar në vetëm një ndeshje këtë edicion, pasi është i dëmtuar. Në edicionin e kaluar, lojtari luajti jo pak por 33 takime në kampionat, ku realizoi edhe 5 gola.

Related posts

VAPA E MADHE DHE RËNIA E SHEQERIT/ Lojtari shqiptar rrëzohet përtokë në përfundim të ndeshjes

Delo.autor

PLANI PËR CHAMPIONS-IN/ Nga Pogba te Grizman, zbardhet lista e Juves për merkaton

Delo.autor

Refuzoi rinovimin/ Flamurtari “në sulm” për mbrojtësin më të mirë të Superiores

Isa.Autor