Futboll Sport

UZUNI E NIS ME KËMBËN E “MBARË”/ Gol i sulmuesit shqiptar në La Liga (VIDEO)

Myrto Uzuni e ka nisur me gol vitin e ri. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin ndaj Cadiz, në ndeshjen e Granada-s këtë pasdite. Në takimin që mbahet në Estadio Nuevo Los Cármenes (Granada), Uuzni shfrytëzoi në maksimum një asist të Boye, në minutën e 25-të.

Lojtari kuqezi ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon dhe ka gjetur 6 herë rrugën e rrjetës. Sezoni i kaluar ishte fantastik, 38 ndeshje dhe 23 gola.

Myrto Uzuni ka luajtur më parë në Kroaci te Lokomotiva Zagreb, përpara se të transferohej te Ferencvaros në Hungari. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e Uzuni në të ardhmen, teksa fokusi është te Kombëtarja, që do luajë në Euro 2024.

 

Related posts

SEZON ËNDRRASH/ Haaland shënoi 52 gola në 53 paraqitje dhe fitoi 3 trofe në sezonin e tij debutues me City

F.autor

HARRON KANE DHE MBAPPE/ Real Madrid ofron 74 milionë euro për yllin e “Topçinjve”…

Delo.autor

RRËFEHET ICARDI: INTERI më ka NDRYSHUAR JETËN, por BARCELONA është më e…

Isa.Autor

Leave a Comment