Futboll Sport

GOLI I KATËRT I SEZONIT/ Sulmuesi që pret ftesën e parë nga Silvinjo ndal pretendentët për elitën italiane

Një tjetër sulmues shqiptar po bën mirë në Itali në këtë sezon dhe pret që në të ardhmen të marrë një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo. Silvio Merkaj ka qenë vendimtar me fanellën e Sudtirol, duke e ndihmuar këtë të fundit që të mbetet në garë për play-off për ngjitjen në elitën e futbollit italian.

Sulmuesi i transferuar gjatë verës në klubin e Serisë B, ka shënuar golin që vulosi fitoren 3-0 për skuadrën e tij përballë Kremonezes, një prej ekipeve pretendente për ngjitjen në Serinë A. Sulmuesi 26-vjeçar u aktivizua në minutën e 64-t të sfidës dhe në minutën e 83-të, çoi sferën në rrjetë për mbyllur diskutimet për fatin e ndeshjes.

Ky ishte goli i katërt në këtë sezon për Merkajn, i cili ka dhënë edhe dy asiste në 25 ndeshjet që ka luajtur me fanellën e kësaj skuadre, kryesisht duke u aktivizuar si zëvendësues. Sudtirol është në vendin e 9 në renditje, në ndjekje të të 8-it që të çon në fazën play-off të turneut.

Related posts

(VIDEO) Manchester City ‘shpartallon’ Tottenhamin, thellohet rekordi në Premier League

Q.Autor

FESTË TEK SKËNDËRBEU/ Miratimi i FIFA-s është çështje orësh. Korçarët do të kenë mundësinë të…

Delo.autor

TRIUMF NË LOJËRAT OLIMPIKE/ Gruaja e futbollistit shqiptar fiton medaljet e artë në ski

Delo.autor

Leave a Comment