Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Vjen shkarkimi i bujshëm për yllin Griezmann, ja shkaku…

Antoine Griezmann në mes të stuhisë mediatike.

Siç ka bërë të ditur AS, kompania japoneze Konami e ka shkarkuar francezin e Barcelona-s me akuzën e racizmit pas përhapjes së videos ku bashkë me shokun e kombëtares Dembele, tallej me disa njerëz me origjinë aziatike.

Kjo ngjarje, që duket se ka ndodhur në 2019-ën, ka sjellë fundin e marrëdhënies me kompaninë japoneze.

“Konami Digital Entertainment beson se çdo formë diskriminimi është e papranueshme. Më parë, kemi lajmëruar Antoine Griezmann si ambasador i përmbajtjeve të Yu-Gi-Oh!”, lexohet në komunikatën për shtyp të kompanisë së njohur.

“Megjithatë, pas ngjarjeve të fundit, kemi vendosur ta anulojmë kontratën. Do t’i kërkojmë Barcelona-s, si klub, të shpjegojë detajet e këtij rasti dhe masat që do të marrë në të ardhmen”.

Related posts

ZYRTARE/ Klubi i Premier League firmos me portierin e kampionëve të Europës

Sadik.Autor

E PAZAKONTË/ Manchester United mbetet pa hotel, ia zënë… balerinat

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Duel i fortë mes Inter dhe Lyon mbi portierin e skualifikuar, ja si duket situata…

Delo.autor

Leave a Comment