Futboll Sport

“AKORD NË LONDËR, NË SPANJË NUK KANË DYSHIME”/ Zbulohet trajneri i ri i Barcelonës, Xavi në pritje të shkarkimit

Në Spanjë nuk kanë më asnjë dyshim: Hansi Flick do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Dy të përditshmet pranë klubin bluagrana, Mundo Deportivo dhe Sport kanë hapur faqen e parë këtë të enjte me këtë lajm të bujshëm. Drejtuesit e klubit të Barcelonës fluturuan drejt Londrës ku zhvilluan një takim kokë më kokë me Hansi Flick.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ish trajneri i Bayern Munich dhe përfaqësueses gjermane, ka dhënë aprovimin e tij për të marrë stolin e Barçës. Flick është takuar me Deco-n, drejtorin sportiv, dhe me Bojan Krkic. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe agjenti i Flick, Pini Zahavi, i cili është gjithashtu edhe agjenti i Lewandowskit. Palët kanë gjetur një akord total, me Flick që do të firmos një kontratë 2-vjeçare. Që nga dita kur Flick eliminoi Barcelonën në Champions, sezon ku Bayern më pas fitoi trofeun, emri i tij është lidhur në mënyrë konstante me një transferim në Barcelonë, moment i cili me sa duket ka ardhur pikërisht tani.

Laporta Xavi

Sigurisht, përpara se të firmosin me Flick, Barcelona duhet të lirohet nga Xavi, me trajnerin i cili është nën kontratë deri në 2025. Nuk ka asnjë dyshim as për këtë pjesë, ku sipas mediave spanjolle, Xavi do të shkarkohet pas sfidës kundër Sevijas, e fundit për këtë sezon. Të hënën ose të martën, Xavi-t do t’i komunikohet zyrtarisht shkarkimi i tij nga Barcelona.

Related posts

Autobusi i ekipit të Crvena Zvezdës në flakë, lojtarët hidhen për të shpëtuar (VIDEO)

Sadik.Autor

“LUFTA” PËR TITULLIN E SUPERIORES/ Teutën nuk e favorizon kalendari, ja përballjet e “ferrit” të skuadrës durrsake…

Delo.autor

DIEGO COSTA NË TELASHE/ Merret nën hetim nga drejtësia spanjolle

F.autor

Leave a Comment