Breaking News Futboll Sport

EURO 2024/ Austria fiton duke bindur, 3 gola për 3 pikë

Polonia dhe Austria u përballën në Berlin, në ndeshjen e lojës për raundin e dytë, të Grupit D., sfida e fituar nga austriakët 3-1.
Sfida filloi më mirë për Austrinë, e cila kaloi një avantazh shumë të shpejtë, me anë të qendërmbrojtësit Trauner, i cli në minutat e 9-të goditi me saktësinë në shtyllën e parë, duke mposhtur portierin Szczesny.
Polakët reaguan dhe pas një rrëmuje në zonë, ishte ish sulmuesi i Milanit Piatek, i cili realizoi nga fare pranë portave.

Në pjesën e dytë, përsëri ishin austriakët, që u shfaqën fizikisht më mirë dhe shprehën më shumë dëshirë, për të gjetur golin e avantazhit.
Avantazh i cili erdhi, në mesin e pjesës së dytë, kur u shënua goli i avantazhit me anë të Baumgatner.
12 minuta më vonë, një gabim i portierit Szczesny, bëri që arbitri turk Meler të drejtonte gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Penallti që u ekzekutua saktë nga ana e sulmuesve të Interit, Marco Arnautoviç, për t’i çuar shifrat në 3-1.

Me këtë fitore Austria ngjitet në kuotën e 3 pikëve dhe do t’i luajë shanset në sfidën e fundit përballë Holandës.
Ndërsa polakët mbeten në vend të fundit të grupit, pa asnjë pikë, duke qenë kështu thonë “jashtë” Euro 2024.

Related posts

Berlusconi dhe rilindja e Monzës/ Rasti i artë që TALENTI SHQIPTAR priste

Isa.Autor

TËRHEQ VEMENDJEN E SKUADRËS/ Thiago Silva tallet me “look”un e Neymar: Dukeni si një klloun (video)

Isa.Autor

ZAKON I VJETËR/ Maradona “kapet tapë”, jep intervistë i DEHUR nga makina e tij (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment