Futboll Sport

TËRHEQ VEMENDJEN E SKUADRËS/ Thiago Silva tallet me “look”un e Neymar: Dukeni si një klloun (video)

Neymar dhe Kylian Mbappé janë dy protagonistët kryesorë të PSG për ndeshjen e sotme, sepse janë rikuperuar në kohë rekord nga lëndimet e pësuara javën e kaluar. Ata do të jenë startues në supersfidën e të mërkurës në Champions, kundër Liverpool, siç u konfirmua dje nga trajneri i tyre, Thomas Tuchel.

Por, në orët e fundit, ylli brazilian u bë lajm edhe për arsye ekstra sportive, për “look”-un e veçantë. Një këndvështrim, që nuk lë askënd indiferent. Këtë herë, Neymar u shfaq me një kostum sportiv të verdhë, shoqëruar me çorape të bardha, një kapele të bardhë dhe atlete të veçanta. Kjo pamje ka tërhequr vëmendjen e shokëve të tij të skuadrës.

Veshja në fjalë shkaktoi shumë reagime dhe më i habitshmi ishte padyshim ai i Thiago Silva. Mbrojtësi brazilian nuk mundi ta përmbante veten dhe hodhi një video, ku shihet Neymar me të verdha dhe në sfond dëgjohen të qeshura. Kjo lloj veshjeje nuk ka marrë miratimin e bashkombasit të lojtarit më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

“Ju dukeni si një klloun”, – i thotë Thiago Silva. Përgjigjia e Neymar lidhet me çmimin e lartë të atleteve të tij. Kjo video nuk ka qenë e ngadalshme për të qarkulluar në rrjetet sociale. Më shumë se kostumi sportiv i verdhë, bien në sy atletet e Neymar, të cilat, sipas “Daily Mail”, janë të markës “Dolce & Gabbana” dhe kushtojnë asgjë më shumë dhe asgjë më pak se rreth 763 euro.

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Kosovë-Greqi, rezultati 1-2

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Sevilla-Real Madrid, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Spanjë-Greqi. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment