Futboll Seria A Sport

Berlusconi dhe rilindja e Monzës/ Rasti i artë që TALENTI SHQIPTAR priste

Historinë e shkruajnë njerëzit dhe ngjarjet e dokumentuara. Vizioni për të bërë gjëra të mëdha nuk duhet të mungojë. Nëse ai mbështetet nga financat, atëherë gjithçka është edhe më e lehtë.

“Do ta bëj Milanin klubin më fitues në botë”. Një premtim që Silvio Berlusconi, edhe pse pati shumë pikëpyetje, arriti ta përmbushë. Sigurisht, ndarja ishte pak e dhimbshme dhe me disa polemika, ashtu si çdo dashuri e madhe, kur merr fund.

Të rikthyer në futboll pas një mungese prej thuajse 2 vitesh, Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani kanë një objektiv: të ngjisin Monzan në Serinë A. Aktualisht, bardhekuqtë ndodhen në Serinë C, ndaj do të duhet pak kohë dhe disa investime, që me siguri nuk do të mungojnë.

Galliani do të merret me aspektin e merkatos dhe fuqizimin, ndërsa në aspektin administrativ nuk do të mungojë asgjë. Natyrisht, Monza aktuale ka në përbërje jo shumë futbollistë cilësorë, por që duke pritur janarin, ku edhe do të fuqizohet ashtu si duhet, Galliani ka nisur fushatën për të afruar lojtarët pa kontratë.

E megjithatë, një sy do të hidhet edhe nga Akademia, që do të bëhet shtylla në të ardhmen, duke afruar ndër më të talentuarit, për të ndjekur shembullin “Atalanta”.

Galliani dhe Berlusconi e dinë mjaft mirë këtë gjë dhe do të ndërtojnë struktura moderne. Pikërisht në Akademinë e Monzas, te skuadra Berretti, që është edhe ajo nën moshën 18 vjeç, aktivizohet edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Arijan Cilafin, që ka lindur dhe është rritur në Milano.

Mesfushor me potencial dhe premtues, aktualisht është pjesë e Monzas, që prej një viti e gjysmë. Vetëm 17 vjeç, Arijani e ka nisur karrierën e tij te Sondrio, skuadër e ligës së dytë profesionale. Veç kësaj, ka ndjekur në të shkuarën edhe teoritë dhe shkollën profesionale në Akademinë e Milanos.

Me prejardhje nga fshati i vogël me vetëm 3 mijë banorë, Rashqe, në Shkup, Arijani ka edhe një vëlla të talentuar, Ardijan, që aktivizohet te kategoria e vitit 2004, te Milani, duke qenë ende një fëmi.

I ati, Metmin Cilafi, që ka emigruar më herët në Itali, në Milano, ëndërron që një ditë fëmijët e tij të luajnë në Serinë A. Teksa, edhe drejtues apo scout të ndryshëm të federatës italiane po ndjekin rritjen e dy shqiptarëve, që kujtojmë kanë nënshtetësi italiane.

E ndërsa për Ardijanin është ende herët për të folur, për Arijanin mund të dëgjojmë shumë shpejt.Përpara se të kalonte te Monza, Arijani është kërkuar nga Genoa dhe Atalanta, por u provua edhe te Interi. Edhe Shkëndija e Tetovës ka pasur kontakte me familjen Cilafi dhe është interesuar për Arijanin.

Ardhja e Berlusconit dhe Galliani mund të ndryshojnë edhe të ardhmen e shqiptarit, që tashmë mund të dallohet dhe një ditë të luajë po me Monzan, pse jo, në Serinë A.

Related posts

Partizani beson ende tek Europa, me grup të plotë ndaj Flamurtarit

Sadik.Autor

SKANDALI I TRADHTISË/ China Suarez thuhet se i bëri magji Mauro Icardit (FOTO)

Delo.autor

ESPN REPORTAZH PËR KOSOVËN/ Rrëfen rrugëtimin e përfaqësuese nga 2008 tek Euro 2020

Delo.autor

Leave a Comment