Futboll Sport

EURO 2024/ Nisin përgatitjet anti-Kroaci, Sylvinho ndan grupin në dy pjesë

Skuadra kombëtare është rikthyer sot në stërvitje. Trajneri Sylvinho e ndau grupin e kuqezinjve në dy pjesë.

Lojtarët që u aktivizuan si titullarë në duelin e së shtunës përballë Italisë, kanë punuar në palestër.

Gjithashtu edhe masazhe për ata që zbritën në fushë në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Ndërkohë, pjesa tjetër ka kryer rreth 60 minuta tekniko-taktike në kuadër të duelit ndaj Kroacisë.

Shqipëria rikthehet në fushë të mërkurën e 19 qershorit për takimin e dytë në grupin B të Euro 2024.

Kuqezinjtë do të sfidojnë Kroacinë në “Volksparkstadion”, Hamburg. Duke nisur para orës 15:00. Stadiumi me kapacitet 57 mijë tifozë.

Tifozët janë gati të dhurojnë spektaklin e radhës dhe të mbështesin skuadrën e kombëtares pa pushim.

Related posts

NBA/ Clippers e Denver kërcënojnë Lakers, Toronto fiton “in extremis”

Delo.autor

LIVE/ Kamza-Kastrioti: Mbyllet pjesa e parë, vendasit “leksion” krutanëve (VIDEO)

Isa.Autor

MESSI RIKTHEHET NË STËRVITJE/ Barça merr lajmin e mirë para ndeshjes në Champions

Delo.autor

Leave a Comment