Basketball Sport

NBA/ Clippers e Denver kërcënojnë Lakers, Toronto fiton “in extremis”

Skuadra e Clippers, falë 23 pikëve të George dhe 23 të Shamet, fitoi 128-111 ndaj Miami, një ndeshje me dy pamje. Miqtë luajtën më mirë në pjesën e parë (Jones 25 pikë e 11 rebound), por në të dytën erdhi përmbysja e ekipit kalifornian, që e meritoi fitoren (24 tripikësha, rekord për Clippers). Fiton edhe Denver, që mundi 98-95 Utah Jazz, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Të dyja skuadrat e kërkuan fitoren, por në fund triumfoi Nuggets, ku u dalluan Murray me 31 pikë dhe Jokic me një “triple double” (30 pikë, 21 rebound e 10 asist).

Fitore në sekondat e fundit për kampionët e Toronto, që mposhtën 119-118 Indiana, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Indiana u shkëput deri në 18 pikë (Brogdon 24 pikë), por në fund erdhi përmbysja e ekipit kanadez me Lowry (32 pikë e 10 asist), Ibaka (30 pikë) e Siakam (25 pikë). Pa probleme fiton Boston, që mundi 116-100 Orlando (Tatum 33 pikë), ndërsa Oklahoma triumfoi 109-103 ndaj Cleveland (Schroder 30 pikë). Surprizon Memphis, që falë një loje të mirë kolektive (6 lojtarë mbi 13 pikë) mundi 121-107 Dallas (Porzingis 32 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Phoenix, 116-108

Boston – Orlando, 116-100

Brooklyn – Golden State, 129-88

Toronto – Indiana, 119-118

Minnesota – Atlanta, 120-127

Oklahoma – Cleveland, 109-103

Dallas – Memphis, 107-121

Utah Jazz – Denver, 95-98

Clippers – Miami, 128-111

Related posts

U SULMUA ME SHKELMA DHE GRUSHTA NË FYTYRË/ Gjyqtarja Botto: Ishte e tmerrshme, nuk më linin të… (FOTO)

Delo.autor

Oferta e parë për Vajushin, Pro Vercelli duhet të mendohet

Sadik.Autor

ÇFARË TURPI/ Lojtari i NJOHUR i Newcastle nuk shënon me portën e boshatisur (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment