Futboll Sport

GOLI I BAJRAMIT MË I SHPEJTË NË HITORINË E EUROPOANIT/ Kirichenkos: S’e mendoja që rekordi im do thyhej nga Shqipëria

Dmitry Kirichenkos iu deshën 67 sekonda për të shënuar gol dhe vendosur rekordin në një kampionat Europian. Mirëpo, shqiptari Nedim Bajramit i nevojitej vetëm një e treta e asaj kohe për të mundur portierin italian Donnarumma…dhe për t’i thyer rekordin e vendosur.

“Të luash me Shqipërinë në Europian është një ëndërr e realizuar. Kur e shënova, nuk e dija se ishte goli më i shpejtë i turneut, por ne humbëm dhe nuk kam kohë të mendoj për atë gol”, tha golashënuesi 25-vjeçar, i cili luan për Sassuolo-n.

Pas kësaj deklarate, nuk ka munguar edhe reagimi i Kirichenkos, i cili thotë se nuk e kishte menduar që rekordi i tij do thyej nga një shqiptar.“E vërteta është se u befasova shumë kur pashë që Bajrami e theu këtë rekord. Unë mendoja se do të kalonte nga një ekip më i famshëm se Shqipëria. Bajrami shënoi gol pas 23 sekondash, ndaj urime”, ka thënë Kirichenkos.

Related posts

SPECIALE/ Botërori 1958: “Magjistari” Pele i dhuron Brazilit Kupën e Botës

Isa.Autor

SHKËLQEU ME ITALINË/ Klubi i madh i Premier Ligës i shpall konkurencë Juventusit për kampionin e Europës

Delo.autor

SENSIBILIZIMI/ Klubi SPANJOLL solidarizohet me refugjatët, dhuron 6 milion euro

Isa.Autor

Leave a Comment