Futboll La Liga Sport

Sergio Ramos e thotë TROÇ: Ja kush e pati fajin për humbjen e djeshme

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka nisur një sulm të ashpër kundër gjyqtarit Jose Munuera, duke iu bërë thirrje autoriteteve për të ndërmarrë veprime kundër “zyrtarit skandaloz”.

“Los Blancos” u mundën 2-0 në shtëpi nga Real Sociedad, duke u zhbilancuar më tepër në garën për titull. Lucas Vazquez u dërgua jashtë fushe me karton të kuq për Real Madridin, ndërsa Vinicius Junior iu një penallti.

Dhe Ramos beson se gjyqtari nuk e ka përdorur VAR-in si të nevojshëm në kësi rastesh, duke i mohuar skuadrës së tij mundësinë për ta rihapur ndeshjen: “Arbitri luajti një rol të madh, pati ndikim në disa gjëra. Gjithmonë e kam mbrojtur sistemin VAR, por duhet përmirësuar, sepse ajo që kemi parë është skandaloze.

Ai mund ta kishte dhënë penalltinë dhe më pas të konsultohej me VAR-in. Pasi pamë momentin e diskutueshëm të penalltisë në dhomën e zhveshjes, gjithçka që kërkojmë është drejtësia.

Ka raste kur jemi dënuar për sjelljen tonë në fushë, edhe komiteti i gjyqtarëve duhet të bëjë të njëjtën gjë me zyrtarët e vet. VAR është në fuqi në La Liga, por duhet të dini si ta përdorni dhe ta konsultoni atë.

Ne jemi të motivuar dhe po luftojmë për titullin e La Liga-s, çka do të jetë e vështirë. Por, tani bëhet edhe më e vështirë, kur ndodhin gjëra të tilla. Si kapiten i ekipit, gjithmonë përpiqem t’i ndihmoj gjyqtarët, por performanca e sotme ishte skandaloze.

Ndëshkimi për Lucas Vazquez ishte shumë i ashpër. Asnjëherë më parë nuk kam parë që një lojtari t’i jepet e verdha e dytë për diçka të tillë, ku ju jeni në mes të fushës, me tre lojtarë të Real Madridit rreth jush”.

Related posts

Shikoni çfarë SUPER TALENTI ka blerë MILANI/ PAQUETA është “monstër” në Brazil (VIDEO)

Isa.Autor

TËRBOHEN INTERISTAT/ SKRINJAR: “San Siro” magjepsës, idhulli im është RONALDO

Isa.Autor

Panuçi “shkund” futbollistët në stërvitje, rezervat goleadë titullarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment