Formula 1 Sport

6 GARA NGA FUNDI I SEYONIT PËR FORMULA 1/ McLaren fiton titullin për konstruktorë! Rusell i pakapshëm në Singapor

6 gara nga fundi i sezonit në Formula 1 McLaren ka arritur të sigurojë titullin kampion për konstruktorë. Një rezultat i jashtëzakonshëm i arritur falë Lando Norris dhe Oscar Piastri-t, dy pilotët e skuderisë britanikë të cilët garën e Singaporit e mbyllën në vendin e 3 dhe të 4.

Për McLaren ky është sezoni i dytë me radhë që fitojnë titullin kampion për konstruktorë dhe i 10 në historinë e tyre, ndërsa dy pilotët e skuderisë vijojnë të përplasen për titullin individual. Madje në nisje të Çmimit të Madh të Singaporit makinat e Piastrit dhe Norris u fërkuan me njëra-tjetrën, duke shkatuar ankth në bokse, por gjithsesi nuk pati pasoja të rënda. Si përfundim, falë vendit të tretë të arritur këtë të dielën, Norris shkurtoi diferencën me kryesuesin e garës për pilotë Oscar Piastri-n, i cili e mbylli i 4-ti.

Çmimin e Madh të Singaporit arriti ta fitonte George Rusell, i cili dominoi nga fillimi në fund garën, ndërsa e çoi në dy numrin e suksesve këtë sezon në një kohë kur në 2026 i skadon kontrata me Mercedez. Në vendin e dytë 4 herë kampionati i botës Max Verstappen, duke mos bërë asnjë ndryshim nga pozicioni i nisjes.I pesti e mbylli Kimi Antonelli, ndërsa i gjashti piloti i Ferrari-t Charls LeClerc.

Related posts

SHKËLQEN NË HUNGARI/ Uzuni i jep fund krizës së golit me Ferencvaros, vihet në ndjekje të… Asanit (VIDEO)

Delo.autor

CHELSEA PËSOI HUMBJEN NDAJ LIVERPOOLIT/ Tifozët “Bluve të Londrës” dalin kundër: Ai është më i dobët se…

Delo.autor

“KUJTOJENI KËTË EMËR”/ Southampton fiksohet pas Brojës. Mbush rrjetet sociale me yllin “Kuqezi” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment