Futboll Sport

“KËRCËNIMET” E FUNDIT PËR DISA NGA YJET E EURO 2024/ Kush janë futbollistët që nuk do i shikojmë më në Europian?

Euro 2024 deri më tani ka sjellë shifra interesante, statistika dhe rekorde. Gjithsesi, disa prej futbollistëve që i pamë në Europianin e Gjermanisë, nuk do të mund t’i shikojmë më në kompeticionin më të rëndësishëm për shtetë në Europë.

Te kombëtarja e Gjermanisë, 34-vjeçari Kroos luajti ndeshjen e fundit, atë ndaj Spanjës. Te Portugalia, Ronaldo 39-vjeç, nuk do luajë më në një tjetër Europian. CR7 është rekordmen, pasi ka marrë pjesë në 6 Europiane. Gjithashtu, të njëjtën rrugë largimi nga përfaqësuesja luzitane mund të ndjekë edhe mbrojtësi Pepe, 41 vjeçar.

Me siguri, tek të dyja këto kombëtare, do të vijnë futbollistë të tjerë, që do të lënë gjurmë në historinë e futbollit. Deri atëherë, na duhet të kënaqemi me ato çka “ikonat” e sipër-përmendura kanë bërë për lojën më të ndjekur në botë.

Related posts

TRE JAVË PËRGATITJE NDAJ GALATASARAYT/ Situata kritike për Real Madridin në Champions

Delo.autor

TELENOVELË ME YAMAL/ Dëmtohet ylli spanjoll, por mediat nuk binden

F.autor

GODITJE E BUJSHME/ Vjen një argjentinas dhe ikën tjetri, me ardhjen e Dybala-s te Inter largohet… Lautaro

Delo.autor

Leave a Comment