Futboll La Liga Sport

Messi i kërkon Barçës të heqë dorë nga ylli 160 milionësh

I konsideruar si futbollisti më i mirë në botë, kur Lionel Messi flet, te Barcelona gjithnjë e dëgjojnë. Sidomos kur bëhet fjalë për merkato. “Pleshti” gjithmonë ka luajtur një rol të madh në afrimet e reja. Te Barcelona ka një grup mjaft kompakt dhe sigurisht që argjentinasi ka ndikim të jashtëzakonshëm. Me miratimin e tij në skuadër u afruan emra si Neymar, Philipe Coutinho apo Ousmane Dembele. Nuk është e lehtë të shkëlqesh kur ke kundër një yll si Messi dhe drejtuesit blaugrana e dinë.

Me afrimin e verës, te Barcelona kanë nisur të mendojnë për merkaton e radhës. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha të kryera, drejtuesit janë gati që të bëjnë një tjetër blerje të çmendur. Bëhet fjalë për yllin Francës, Paul Pogba, i cili nuk po kalon një moment të mirë te Manchester United. Mesfushori ka përplasje me trajnerin Jose Mourinho dhe gjasat janë të mëdha që ai të largohet.

Përpara se Pogba të shkonte te “Djajtë e kuq” interes për të pati edhe skuadra katalanase. Por Pogba, në fund e bëri zgjedhjen e tij, u rikthye te United. Sigurisht që kjo ka lënë një shije të keqe te Messi, i cili i ka kërkuar klubit që të mos të investojë kot shifra të tilla kaq të mëdha.

“Pogba e pati shansin të vinte dhe ai zgjodhi United. Nuk ka pse t’i bëjmë një ofertë të dytë”, u ka thënë “Pleshti” drejtuesve sipas “Diario Gol”. Një arsye tjetër se përse argjentinasi nuk e pëlqen francezin, është karakteri i tij problematik dhe kryeneçësia e treguar në marrëdhënie më të tjerët.

Në ekipin blaugrana mesfushorët Sergio Busquets, Ivan Rakitic dhe Paulinho po i afrohen të tridhjetave, apo i kanë kaluar, kështu që duhen përforcime. Barcelona këtë sezon lufton që të fitojë titullin kampion dhe Kupën e Mbretit, ndërsa pësoi një eliminim tronditës në Champions, nga Roma në fazën çerekfinale.

Related posts

TRADHËTI për MESSIN/ Ylli katalanas thërret REALIN për të zëvendësuar MODRIC

Isa.Autor

E PASKA EKZAGJERUAR/ Evra i përgjigjet tifozëve të MILANIT, keni HISTORI por nuk…

Isa.Autor

ARRITI TË TRIUMFOJË NDAJ TEUTËS/ Shikoni si “shpërthen” trajneri Devolli në konferencë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment