Futboll Sport

ZYRTARE/ Milani prezanton Alvaro Moratën, zbulohet detajet e kontratës dhe numri që do të mbajë spanjolli

Alvaro Morata është zyrtarisht lojar i Milanit. Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera në orët e fundit në Madrid, tashmë vjen njoftimi zyrtar nga klubi kuqezi.

 

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë futbollistin Alvaro Morata. Kapiteni i kombëtares spanjolle, me të cilën sapo është bërë kampion i Evropës, Morata ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2028 me opsion edhe për një vit”.

Ai ka firmosur një kontratë me vlerë 5 milionë euro plus bonuse në sezon, ndërsa vetë Milani i pagoi Atletiko Madridit klauzolën e lirimit prej rreth 13 milionë euro. Spanjolli do të mbajë fanellën me numrin 7 që i është dhënë nga Jasine Adli (i cili ndryshon në numrin 94). Numri 9 i Milanit, mbetet ende i lirë në pritje të tregut të transferimeve…

Related posts

LOT…EMOCIONE… TRISHTIM/ Momenti kur Lakersat nderojnë legjendën Kobe Bryant (VIDEO)

F.autor

Plot 16 vite nga finalja e viti 2002, Ronaldo “fenomeni” nostalgjik: Vetëm Brazili ka 5

Sadik.Autor

CUTRONE DHE ANDRE SILVA NË SHITJE/ “Kuqezinjtë” gati 55 milionë euro për yllin e Atleticos…

Delo.autor

Leave a Comment