Futboll Sport

“JUVENTUS DUHET TË STËRVITET MË SHUMË”/ Flet Andrea Pirlo: I vetmi që më ngjason në stil është…

Ish-mesfushori i Italisë, Juventusi dhe Milanit, Andrea Pirlo, në një intervistë të dhënë për “Radio Bianconera”, ka folur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e padyshim për Juven.

Cikli fitues? “Kur erdha te Juve e bëra për të hapur një cikël fitoresh. Unë isha plotësisht i sigurt për këtë pasi do të kisha shkuar në një ekip tjetër. Ky cikël vazhdon akoma, edhe pse këtë vit kampionati është më i ekuilibruar, pasi Inter dhe Milan janë përforcuar. Juvja duhet të stërvitet më shumë, pasi do të jetë mirë për lojtarët dhe për trajnerin”.

Bresha? “Është një ndeshje e vështirë. Kur luan në këto stadiume, duhet të përballesh me përqëndrim maksimal, sepse ata do bëjnë më të mirën, pasi presin një ekip të shkëlqyer si Juventusit. Nëse nuk je i përqëndruar do të jetë shumë e vështirë. Unë mendoj se Juventusi i përgatit mirë këto ndeshje”.

Pirlo i ri? “I vetmi që më duket si unë mund të jetë De Jong. Pjaniç ngjan me mua, por jemi të ndryshëm. Unë kam një mënyrë tjetër, ai të tijën. Por, ai është lojtar i shkëlqyer”.

Planet e së ardhmes? “Në fund të muajt do të filloj masterin e Koverçiano, do ta shohim nëse do të filloj këtë punë të re (trajner). Futbolli është jeta ime, nuk mund të bëjë asgjë tjetër”.

Related posts

TË JASHTËZAKONSHËM/ Nuk përmbahet dyshja Benzema-Hazard, realizojnë dy SUPER GOLA ndaj Alaves (VIDEO)

Delo.autor

Andrés Iniesta nuk e zbulon të ardhmen e tij: Do të shohim

Sadik.Autor

JUVENTUS – ROMA/ për t’ia prishur Juves ecurinë e përkryer në ligë (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment