Futboll Sport

ANGLIA KURORËZON MË TË MIRËT E VITIT/ Foden dhe Palmer “rrëmbejnë” skenën

Sezoni i fundit në Premier League rezultoi fantastik ku Arsenal dhe Man.City dueluan deri “frymën e fundit”, me “qytetarët” që u shpallën kampion. Ashtu siç pritej, Arsenal dhe Man.City rrëmbyen skenën kryesore edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për lojtarët më të mirë të sezonit.

Futbollisti më i mirë i vitit në Premier League u votua Phil Foden. Ylli i Man.City zhvilloi një super sezon duke udhëhequr ekipin e Pep Guardiolas. Foden realizoi 22 gola në total në të gjithë kompeticionet.

Foden

Lojtari i ri më i mirë i vitit u votua Cole Palmer. Sulmuesi i Chelsea-t ishte brilant, i vetmi detaj pozitiv i bluve sezonin e fundit. Palmer realizoi 22 gola në 33 ndeshje duke u shpallur dhe golashënuesi më i mirë i Premier League.

Formacioni

Pavarësisht se nuk arritën të thyenin Man.City, Arsenal dominoi në formacionin më të mirë të vitit. “Topçinjtë” përfaqësohen me 5 lojtarë, portieri Raya, Saliba, Megalhaes, Rice dhe Odegard. Në formacionin më të mirë të vitit u votuan dhe 4 lojtarë të Man.City, Walker, Rodri, Haaland dhe Foden.

 

Related posts

31 milionë euro për 4 minuta, talenti italian mbyll sezonin para kohe

Q.Autor

REAL MADRID-ALAVES/ “Los Blancos” thellon avantazhin, shënon Mariano

Delo.autor

KARTONËT E VERDHË/ Ja 3 titullarët e Partizanit që rrezikojnë derbin nëse ndëshkohen ndaj Skënderbeut…

Delo.autor

Leave a Comment