Futboll Sport

BUZËQESH SYLVINHO/ Sulmuesit kuqezi shkëlqejnë në Evropë, ideohet tredhëmbëshi i ri në Ligën e Kombeve

Në pritje për të startuar Ligat e rëndësishme Evropiane, ku aktivizohen një pjesë e madhe e futbollistëve shqiptar, ky fillim sezoni po sheh si protagonistë disa nga sulmuesit kuqezi. Në formë të shkëlqyer është shfaqur Arbër Hoxha, ku me Dinamo Zagreb ka realizuar 2 gola në 2 ndeshjet e para.

Një formë shumë të mirë ka shfaqur edhe Mirlind Daku, me “bomberin” kuqezi që në katër ndeshjet e para në Rusi ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 assiste. Daku u zgjodh si lojtari më i mirë i javës së katërt në Rusi.Më në fund, edhe Jasir Asani është rikthyer si protagonist me ekipin e tij në Korenë e Jugut. “Sallaksi” shqiptar realizoi një gol shumë të bukur në fundjavën që lamë pas, për të ky ishte goli i parë sezonal. Ashtu si Daku, edhe Asani u vlerësua si lojtari i ndeshjes

Forma e 3 sulmuesve kuqezi është një lajm fantastik për Sylvinho, ku me shumë mundësi, Hoxha-Daku-Asani pritet të jetë edhe tredhëmbëshi i Shqipërisë në startin e Ligës së Kombeve, në dy sfidat e para kundër Ukrainës me 7 shtator, dhe kundër Gjeorgjisë tre ditë më pas.

Related posts

Vdekja e papritur, kush ishte Fadil Vokrri, Maradona i shqiptarëve të Kosovës…(FOTO/VIDEO)

Sadik.Autor

Brazili konfirmon, miqësoren me Kroacinë në “Anfield Road”

Sadik.Autor

Begeja: Kukësi shquhet për mundje. Arbitri ndikoi tek ndeshja

Q.Autor

Leave a Comment