Futboll Sport

DE ROSSI NUK E SHEH TË PAZËVËNDËSUESHËM/ Por Paulo Dybala i shfaq “dashurinë” Romës, refuzon milionat nga Arabia

Paulo Dybala është një nga loijtarët që po kërkohet nga ekipet e Arabisë Saudite. Një ofertë e majme ka mbërritur prej ditësh në zyrat e Romës për argjentinasin.

Al-Qadsiah i ofruan 20 milionë euro në sezon dhe një kontratë disa vjeçare.30-vjeçari nuk është tunduar aspak, ndërsa u ka dhënë “JO” milionave të arabëve. Në këtë mënyrë kampioni i botës zgjedh t’i qëndrojë besnik skuadrës italiane dhe të vazhdojë qëndrimin e tij te Roma të paktën edhe për një sezon tjetër.

Me qëndrimin e Dybalas te Roma, bie poshtë edhe mundësia e transferimit të Edon Zhegrovës në Serie A, pasi lojtari shqiptar shikohej si zëvendësuesi i mundshëm i argjentinasit nëse ky i fundit do të largohej drejt Arabisë.

Related posts

SFIDAT NDAJ ISLANDËS DHE MOLDAVISË/ Talenti i Shqipërisë optimist: Me sistemin e ri të Rejës do arrijmë…

Delo.autor

KA FESTË TEK INTER/ Mbrojtësi titullar pranë rinovimit me zikaltrit

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ BONUCCI mbërrin në Torino, TIFOZËT NUK DALIN ta PRESIN (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment