Futboll Sport

PAMJET/ Momenti prekës kur futbollistët suedez rruajnë kokën për kolegun me kancer

Skuadra suedeze e kategorisë së gjashtë Kalmar AIK publikoi një video emocionuese në të cilën të gjithë lojtarët rruajtën kokën për të treguar mbështetjen për kapitenin e tyre Markus Herman, të prekur nga kanceri.

Markus Herman u përlot me të hyrë në dhomën e zhveshjes, ku skuadra po filmonte me video gjithë momentin emocionues.

Më parë, Kalmar AIK kishte nisur edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve për Markus Herman në rrjetet sociale. Ata shkruan: “Ne jemi Klubi i Futbollit Kalmar AIK dhe qëndrojmë pranë kapitenit dhe shokut tonë më të mirë Markus, i cili u diagnostikua me kancer shumë të rëndë këtë verë.

Ne po mbledhim fonde për ta mbështetur atë në këtë kohë të vështirë, duke shpresuar që të lehtësojmë barrat e tij të përditshme dhe të kontribuojmë në trajtimin e tij.”

VIDEO

Related posts

​Barcelona nuk heq dorë, dëshiron transferimin e Angel Di Mara

Q.Autor

Ronaldo kërkoi 75 milionë euro, por ja çfarë i ofron Reali!!

Sadik.Autor

PRITET TË FIRMOSË KONTRATËN/ Sulmuesi Giroud kryen vizitat mjekësore tek Milan, ja detajet…

Delo.autor

Leave a Comment