Sport

PARIS 2024/ Rekorde dhe kuriozitete nga Lojërat Olimpike

Lojërat Olimpike “Paris 2024” nuk do të futet në histori vetëm për vendet e mrekullueshme ku u mbajtën disiplinat e ndryshme, por edhe për rekordet apo kuriozitet lidhur me eventin e mbajtur në kryeqytetin e Francës.

Kuriozitetet sportive:

19 ditë me sfida

32 sporte/48 disiplina

35 vende ku u mbajtën garat

4 sporte të shtuar me kërkesë nga Komiteti Organizator i “Paris 2024”: skateboard, ngjitje malore, sërf dhe kërcim sportiv (breaking)

5084 medalje të prodhuara, secila kishte 18 gram hekur të Kullës Eifel

20 evente ku u shpërndanë medalje pas garave ku merrnin pjesë meshkuj dhe femrat së bashku

Rekordet:

125 Rekorde Olimpik të thyer në 10 disiplina të ndryshme

32 Rekorde Botëror në 8 disiplina të ndryshme

91 atletë/e të regjistruar si neutralë apo që i përkisnin skuadrës Olimpike të Refugjatëve fituan medalje

4 Komitete fituan medaljen e parë historike. Mes tyre edhe Shqipëria me Chermen Valiev dhe Islam Dudaev.

Kuriozitete mbi tifozët:

Janë shitur 9.5 milionë bileta nga 10 milionë të hedhura në treg.

Gati një milionë njerëz u mblodhën në rrugët e qytetit për të ndjekur dy garat me biçikleta të mbajtura më 3 dhe 4 gusht.

Related posts

ASLLANI NUK SHIHET TITULLAR/ Inter kërkon edhe dy mesfushorë të tjerë pas Fratesi-t

F.autor

Ozil: Do të jem gati për Kupën e Botës, falënderoj Wengerin për…

Sadik.Autor

ARSENAL-BURNLEY/ Alexandre Lacazette zhbllokon sfidën, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment