Futboll Sport

STERLING “TRADHËTON” CITZ-N/ Lojtari shpreh dëshirën për t’u transferuar te Manchester United

Raheem Sterling tek Manchester United është një tratativë e realizueshme. Ky ishte lajmi kryesor i të përditshme sportive prestigjoze angleze “Daily Mail”, e cila flet për lëvizjet e fundit që mund të ndhodhin këto ditë të fundit të merkatos në Angli.

Sterling ka luajtur për 7 vite tek Manchester City, por për shkak se ai nuk është pjesë e projektit të ri të Çelsit të Enzo Mareskës, nuk do të mendohej dy herë për t’i thënë “Po” transferimit tek rivali i qytetit, “Djajtë e kuq” të Manchester United.

Çelsi i ka kërkuar Sterling që të gjejë sa më shpejtë destinacionin e ri, në mënyrë që të përfshihet në tratativa me United për Jadon Sanchon. Dhe pikërisht fakti që “Blutë e Londrës” dëshirojnë Sanchon, mund të bëjë që të përfshijnë në tratativa edhe Sterling për të arritur një shkëmbim mes dy futbollistëve. Palët e përfshira në këtë tratativë duket se kanë dhënë të gjithë “Ok”, ndaj nëse çdo gjë finalizohet me sukses, Sterling do të luante për United, duke “tradhëtuar” kështu ish skuadrën e tij Cityn, tifozët e së cilës mesiguri nuk do të mund t’ia falin atij këtë gjë.

29 vjeçari ka fituar me “Qytetarët” 4 herë kampionatin, një FA Cup dhe 5 kupa të ligës.

Related posts

DO ISHA VRASËS DHE TRAFIKAT/ Ish-futbollisti i JUVENTUSIT TRONDIT me deklaratën “BOMBË”

Isa.Autor

Modelja turke i nxjerr të palarat Cristiano Ronaldos: ‘Më dërgoi mesazh në Instagram, por unë… (FOTO)

Q.Autor

Tirana i largon, lojtarët janë ”yje” në vendin e tyre

Sadik.Autor

Leave a Comment