Futboll Sport

ZYRTARE/ Dinamo godet në merkato, kontratë për 3 vite me lojtarin

Dinamo ka siguruar një goditjë të rëndësishme në merkato. Klubi kryeqytetas ka nënshkruar me Dejvi Bregun, marrëveshje e vlefshme për 3 vite. Bregu mbahet mend për faktin se në Shqipëri ka luajtur me Flamurtarin, Luftëtarin, Skënderbeun dhe Teutën.

“Dejvi Bregu vishet blu!

FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e një emri të njohur të futbollit shqiptar, si Dejvi Bregu. Presidenti Adrian Bardhi ka bërë goditjen e madhe, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare me sulmuesin vlonjat.

Bregu luan në të dy krahët e sulmit, por edhe si numër 10. Futbollisti 28-vjeçar është aktivizuar në vendin tonë me Flamurtarin, Luftëtarin, Skënderbeun dhe Teutën. Ai ka luajtur gjithashtu në dy kampionate të huaja, në Turqi dhe në Poloni.

Dinamo City siguron kështu një lojtar cilësor me eksperiencë, që pritet ta ndihmojë për arritjen e objektivave të sezonit të ardhshëm. Mirsevjen në familjen blu, Dejvi Bregu!” – shkruan Dinamo City.

Related posts

Nuk është Higuain/ Ja top-sulmuesi që kërkon Sarri te Chelsea

Isa.Autor

Skënderbeu me sytë nga KAS, tashmë Daja duhet të bëjë motivatorin

Sadik.Autor

NGA SUPERIORJA TEK KATEGORIA E DYTË/ Skandalet e bujshme në futbollin shqiptar për 2020

Delo.autor

Leave a Comment