Futboll Sport

FUNDJAVË “ZJARRI” SERIE A/ Derbi i Madoninës dhe rikthimi i Contes në Torino mbajnë “pezull” futbollin italian

Fundjava do të jetë e zjarrtë në Serie A. Java e 5-të rezervon emocione të forta me duele që ngjallin emocion dhe që mbeten “ajka” e futbollit italian. Gazetat kryesore në Apenine ditën e sotme i kanë rezervuar titujt kryesorë pikërish dy përballjeve më të rëndësishme në Itali këtë fundjavë, derbi Inter-Milan dhe Juventus-Napoli, me 4 skuadrat që janë në linjën e parë të startit, për të synuar scudetton këtë sezon.

Padyshim vëmendjen kryesore e “rrëmben” derbi i fundjavës mes Interit e Milanit. Të dyja skuadrat milaneze vijnë në këtë derbi me gjendje emocionale të kundërt, teksa Inter ka rritur ndjeshëm vetëbesimin me suksesin që mori pas barazimit 0-0 ne Angli me Citin dhe do të kërkojë të vijojë ecurinë pozitive në derbit përballë Milanit, teksa numëron 6 fitore në 6 sfidat e fundit me “kushërinjtë”. Inzaghi do të ketë grupin e plotë të lojtarëve në dispozicion për këtë sfidë.

Ndërkohë krejt e kundërta mund të thuhet për Milanin.Kuqezinjtë u goditën rëndë, pas humbjes 1-3 në Champions ndaj Liverpool, aq sa në Itali flitet se derbi ndaj Interit do të jetë shansi i fundit për Fonsecën. Një tjetër rezultat negativ do të bënte që Ibra e drejtuesit e “Djallit” të shkarkonin portugezin. Përballë do të jetë Inter, një “tabu” për kuqezinjtë vitin e fundit. Lajme të mira vijnë ndërkohë nga infermieria, me portierin Maignan dhe Calabrian që kanë rikuperuar.

Ndërkohë po kaq interesante do të jetë edhe sfida e së shtunës, ajo që do të luhet në Torino, mes Juventusit dhe Napolit. Të dyja skuadrat vijnë me pertendime të mëdha në këtë sezon, teksa kërkojnë të jenë anti-Interi, për të rivalizuar deri në fund pse jo për titullin kampion. Ajo që e bën edhe më interesante sfidën është rikthimi në Juventus Stadium i Antonio Contes, me teknikun leçes që nuk u prit aspak mirë kur u rikthye si tekniku i Interit 4 vite më parë, të shohim nëse bardhezinjtë do t’i rezervojnë sërish të njëjtën “mikpritje” teknikut, i cili pikërisht lidhur me sfidën ndaj Juventusit u shpreh:

“Historia flet qartë kam kontribuar si lojtari i Juventusi për 13 vite madje edhe si kapiten,më pas punova për 3 sezone edhe si trajner, askush s’mund ta zhbëjë dot historinë. Do të jetë emocionuese të rikthehem në atë stadium. Ndaj Juves do të jetë një test i rëndësishëm. Juventus e rinis këtë sezon më lart se sa ne, pasi Napoli zhvilloi një kampionat jo të mirë sezonin e shkuar, megjithatë të dyja skuadrat kanë dëshirë të rikthehen sërish në nivele të larta, do të jetë interesante”, theksoi ndër të tjera Antonio Conte.

Related posts

Real Madrid hyn në garë për një yll të Chelsea-t

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Skënderbeu nënshkruan me ish-sulmuesin e TALENTUAR të Partizanit

Isa.Autor

PËRBALLJE ME SHUME RASTE DHE POLEMIKA/ “Korçarët dhe Bylis ndajnë pikët mes drithërimave

Delo.autor

Leave a Comment