Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Salzburg-Crvena: Austriakët s’dinë të humbasin në shtëpi

Pas një ndeshje të luftuar dhe të mbyllur pa gola, e cila është luajtur javën e kaluar, Crvena Zvezda do të shkojë në Austri për t’u përballur me Red Bull Salzburg, teksa të dy skuadrat do të kërkojnë të sigurojnë një vend mes 32 më të mirave të Europës në takimin e kthimit të raundit “play off”, që do të luhet mbrëmjen e së mërkurës.

Edhe pse ndeshja e parë ka qenë e barabartë, Slazburg do të jetë favorit për të fituar në shtëpi, duke parë se kampionët e Austrisë i kanë fituar të pesë ndeshjet e kampionatit që kanë luajtur deri tani para publikut vendas dhe kanë qenë të pamposhtur në shtëpi gjatë sezonit të kaluar të Bundesliga-s austriake (14 fitore, 4 barazime).

Gjithashtu, ata nuk kanë humbur asnjë nga 12 ndeshjet e fundit europiane që kanë luajtur në “Red Bull Arena”: 9 fitore, 3 barazime. Për sa i takon golave, Salzburg ka shënuar 2.55 gola për ndeshje në takimet e sezonit të kaluar që ka luajtur në shtëpi, duke pësuar 0.5 për ndeshje.

Austriakët nuk kanë pësuar gol në katër nga pesë ndeshjet e fundit zyrtare që kanë luajtur në shtëpi. Ndërkohë, në gjashtë nga tetë transfertat e fundit të Crvena-s (në të gjitha kompeticionet), janë shënuar mbi 1.5 gola për takim në pjesën e parë.

Related posts

Revolucioni i FIFA-s/ Kufizim klubeve për numrin e lojtarëve që mund të transferojnë

Isa.Autor

110 vjet histori: Gëzuar ditëlindjen Inter

Q.Autor

E PABESUESHME/ Ja cila është skuadra që ka shënuar më shumë gola me AKSION në Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment