Futboll Sport

KALIMI TE RANGERS/ Bajrami: E dua futbollin këtu, jam te një klub historik

Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami është shprehur i lumtur për kalimin nga Sassuolo te Rangers.

“Fola me menaxherin tim para 2 javësh dhe u lumturova kur më tregoi për Rangers. I thashë që të mbyllte marrëveshjen dhe tani jam këtu gati për të dhënë më të mirën. Rangers është një klub me histori të pasur dhe dua të bëhem pjesë e saj. Dua të bëj edhe unë histori me këtë fanellë.

Kampionati Italian është shumë taktik dhe kam mësuar shumë atje. Këtu në Skoci është një futboll ndryshe krahasuar me Italinë. Por është një mënyrë lojë që e pëlqej”, ka theksuar Bajrami.

Related posts

Interi e shiti Coutinhon për arsye financiare, nuk dyshoi në kualitetin e tij

Q.Autor

TËRMET NË SERIE B/ Brescia penalizohet dhe bie në Serie C, Frosinone shpëton direkt! Sampdoria në playout me Salernitanën

F.autor

REVOLUCION TEK “KATALANASIT”/ Busquets rrezikon stolin, Koeman dëshiron tek Barcelona yllin e Ajax…

Delo.autor

Leave a Comment