Futboll Sport

KOMPLIKOHET ÇËSHTJA HYSAJ TEK LAZIO/ Mbrojtësi kuqezi përfundon në tribunë

I përjashtuar nga lista e lojtarëve të Lazios në Serie A, Elsi Hysaj përfundon në tribuna. Mbrojtësi kuqezi nuk arriti të gjente dot një skuadër për sezonin e ri dhe sipas mediave italiane, klubi kryeqytetas ka vendosur që gjithsesi, të paguajë lojtarin, edhe pse ka një rrogë prej 2.8 milionë euro.

Nuk dihet ende përfundimisht sesi do shkojnë gjërat, pasi merkato është e hapur në disa vende. Për herë të parë pas disa vitesh qëndrimi në Serie A, Hysaj gjendet në një pozicion aspak të mirë.Lazio e këtij sezoni nuk e sheh futbollistin si pjesë të domosdoshme të grupit, çka është kuptuar në këtë fillim sezoni. Për t’u theksuar fakti se bëhet fjalë për një mbrojtës, që numëron më shumë se 100 ndeshje në Serie A.

Related posts

Real përballë Juventus në çerekfinale, pengu i Zidane: Do të preferoja…

Q.Autor

“JUVENTUS DËSHTOI ME PROJEKTIN “SUPER LEAGUE”/ Kahn: Do të kishte qenë fundi i futbollit nëse…

Delo.autor

KONFIRMON RIKTHIMIN NË KAFAZ/ McGregor: Ende s’kam mbaruar punë, do t’i tregoj botës se kush jam

Delo.autor

Leave a Comment