Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Lando Norris fiton në Singapor, Verstappen e Piastri në podium! Ferrari i pesti

Formula 1 zhvilloi garen e 18-te sezonale dhe Çmimin e Madh te Singaporit e fitoi Lando Norris i McLaren. Piloti britanik siguron fitoren e tretë në karrierë, teksa e nisi garën në pistën e “Marina Bay” nga pozita e parë.

Norris la thuajse 21 sekonda pas kampionin ne fuqi te botes, Max Verstappen. Paçka se vijon mos sigurojë vendin e parë, holandezi është në krye të renditjes me 331 pikë. Edhe këtë vit Max nuk mundi të thyejë “mallkimin”, teksa nuk ka fituar asnjëherë në këtë pistë.

Në podium edhe Oscar Piastri me McLaren tjetër. Pas 62 xhirove vendin e katërt e siguroi Russell me Mercedes, duke lënë pas Charles Leclerc të Ferrarit. Më pas Hamilton, Sainz, Alonso, Hulkenberg dhe Perez.

Kështu Norris fiton garën e tij të tretë në karrierë dhe zvogëlon me 52 pikë diferencën me Verstappen në renditjen e pilotëve. Ndërsa McLaren shkëputet akoma më shumë në vendin e parë në renditjen e konstruktorëve.

Interesant fakti se Lewis Hamilton perfundon Çmimin e Madh te 350-te te karrieres se tij. Gare sfilitese ne Singapor, me pilotet qe ne fund te saj humbasin afro tre kilograme ne peshe. Formula 1 rikthehet me 20 tetor me Çmimin e Madh te SHBA-se.

Related posts

Flet trajneri i parë i RONALDOS: Që në moshën 12-vjeçare portugezi ishte UNIK

Isa.Autor

MBLEDHJE URGJENTE TE BARCELONA/ Laporta habit me emrin që ka zgjedhur si zëvendësues të Kumanit

Delo.autor

SKANDAL NË SHKODËR/ Vendasit i thyejnë xhamat autobusit të Tiranës. Fishekzjarre mes tifozerive (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment