Futboll Sport

LAJM I MIRË PËR VLLAZNINË/ Një lojtar pranë kthimit në fushë

Vllaznia po përgatitet për ndeshjen e radhës me Bylisin, që luhet të dielën në Shkodër. Në seancën e djeshme ekipit i është bashkuar edhe një lojtar tjetër, mesfushori Amir Karimanoviç, i cili ka lënë pas dëmtimin.

Kroati ka munguar në pesë ndeshjet e deritanishme dhe me rikthimin e tij trajneri Brdariç do të ketë një alternativë më shumë. Kujtojmë që Kahrimanoviç është një nga blerjet më të rëndësishme të klubit në merkaton e verës. Ai pritet t’i japë më shumë fantazi Vllaznisë në manovrën sulmuese, pasi është një lojtar më aftësi të mira teknike.

Mesfushori është bashkuar me grupin në stërvitje, por mbetet të shihet, nëse do të grumbullohet për ndeshjen e së dielës, apo jo. E rëndësishme është që shumë shpejt do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për Vllazninë. Atmosfera në kampin shkodran është shumë e mirë, pasi Vllaznia kryeson renditjen bashkë me Egnatian.

Situata pozitive pritet që të shfrytëzohet edhe në ndeshjen me Bylisin për të siguruar fitoren e radhës, që do të konsolidonte pozitat në kreun e renditjes, duke përfituar ndoshta edhe nga ndonjë ndalesë e rivalëve

Related posts

GRUSHTE NË MIQËSOREN NDAJ BYLIS/ Reagon klubi i Kukësit: Situata doli jashtë kontrollit, trajneri vendosi të…

Delo.autor

JOSHËSE/ Sonia Sarpe shfaqet SEKSI: Njihuni me tifozen e Spanjës që “po çmend” rrjetin (FOTO)

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Argjentina i dërgon FIFA-s emrat e 13 mijë baballarëve që nuk paguan suportin ekonomik për fëmijët: T’u ndalohet…

F.autor

Leave a Comment