Shakira nuk dëshiron të martohet me Gerard Pikenë, por kjo s’do të thotë se këngëtarja nuk dëshiron që ta kalojë pjesën tjetër të jetës me të.
Ylli i muzikës u shpreh se martesa e frikëson dhe nuk dëshiron që futbollisti ta shikojë atë si “grua”.
“Të them të drejtën martesa më frikëson. S’dua që ai të më shikojë si grua, por si të dashurën e tij. E dashura e tij, një frut i ndaluar. Dua që të mbajë nën tension, të mendojë se gjithçka është e mundur, në varësi të sjelljes”– tregoi Shakira.
Por është e kuptueshme arsyeja pse këngëtarja ngurron të celebrojë lidhjen e saj.
I dashuri i saj i mëparshëm, Antonio de la Rua, e paditi atë për 250 milion dollarë, dhe pastaj përsëri për 100 milion dollarë, duke pretenduar se ai kishte e menaxhuar me sukses për një dekadë dhe kur ajo i ndërpreu lidhjet e tyre të biznesit kjo i kushtoi atij financiarisht.
Muaj më vonë, në gusht 2013, paditë e De la Rua dhe përpjekja e tij për ti ngrirë pasuritë e saj u hodhën poshtë nga gjykatat.
“Unë kam nisur jetën time dhe nuk mund të jem më e lumtur tani,” tha Shakira në atë kohë. “Shpresoj që kjo të marrë fund.”
Ajo dhe Pike u takuan në pranverën e vitit 2010 pasi ai ishte një nga futbollistët që u shfaq në videoklipin e “Waka Waka”, kënga zyrtare në Kupën e Botës FIFA 2010, që u xhirua në Madrid.
“Unë nuk isha një tifoze futbolli, kështu që se dija se kush ishte ai,“- kujton Shakira në 60 Minutes. “Kur pashë videon, thashë: ‘Ky është i lezetshëm!’ Dhe pastaj dikush vendosi të na prezantojë.”