Futboll Sport

SHPENDI KONFIRMOHET “BOMBER” NË SERIE B/ Sulmuesi kuqezi realizon golin e 3-të, kryeson listën e golashënuesve

Cristian Shpendi vijon formën e tij të mirë, me sulmuesin kuqezi që konfirmohet lider te Cesena edhe këtë sezon. Shpendi bëri edhe një herë protagonistin për ekipin e tij në sfidën e javës së 5-të në Serie B, atë kundër Modena-s.

Vendasit përmbysin rezultatin brenda pjesës së parë, ku pas golit të Modenas realizuan dy herë, fillimisht me Bastonin, ndërsa në shtesë, Shpendi nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke kaluar Cesena-n në avantazh.

Për fat të keq, goli i Shpendit nuk mjaftoi për të dalë me pikë të plota pasi Modena barazoi rezultatin në 2-2 duke bërë që dy ekipet të ndajnë nga një pikë. Ky ishte goli i tretë i Shpendit këtë sezon duke kryesuar listën e golashënuesve më të mirë në Serie B.

 

Related posts

DUAN TITULLIN/ Orges SHEHI më i mirë se Ilir DAJA: Statistikat të lënë pa fjalë

Isa.Autor

ZBULON PRAPASKENËN/ “Sky Sport”: Juventus kryen goditjen e madhe për trajenrin Allegri, detajet e transferimit

Delo.autor

Liverpool e pret sonte Romën në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment