Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ CAGLIARIT/ Piatek zbulon objektivin: Të shohim nëse do ta realizoj

Krzysztof Piatek ka shënuar golin e katërt në tre ndeshje si titullar te Milan dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

“Ai u transferua në Serie A vetëm gjatë verës së kaluar nga Craiova, nuk u ndal së shënuari te Genoa dhe më pas u ble nga Milan për 25 milionë euro.

“Patjetër, futbolli polak nuk është aq i vështirë sa Serie A, por Genoa është në të njëjtin kampionat me Milan.

“Unë shënoja gola gjatë gjithë kohës atje, kështu që thjesht duhet të ruaj përqendrimin dhe mentalitetin,” shprehet ai për Sky Sport Italia pas fitores 3-0 ndaj Cagliari-t.

“Ndihem shumë mirë këtu, dua të shënoj në çdo ndeshje, kështu që do të shohim.”

Trajneri i Milan Gennaro Gattuso tha se Piatek ishte si Robocop.

“Unë preferoj Pistolero!” përgjigjet ai.

Related posts

SPEKTAKËL NË “SAN SIRO”/ “Zikaltërit” mposhtin me “POKER” Torinon, Lukaku “HERO” me dopietë

Delo.autor

(VIDEO) “Vdes” “Fair Play”, arbitri sinjalizon por ish-sulmuesi i Barcelonës vazhdon lojën dhe shënon

Q.Autor

Klopp: Liverpool duhet të përmirësohet, mes katër më të mirëve në Premier League

Q.Autor

Leave a Comment