Futboll Sport

ZYRTARE/ 12 mln euro në sezon, Stefano Pioli trajneri i ri i Cristiano Ronaldos te Al Nassr

Largimi nga Milani e la vetëm disa javë pa punë, pasi këtë të mërkurë Al Nassr në Arabinë Saudite ka konfirmuar Stefano Piolin si trajnerin e ri.

Klubi që në përbërje ka edhe Cristiano Ronaldon bëri njoftimin zyrtar në rrjetet sociale me një video dhe këngën e njohur ‘Pioli is on fire’. Trajneri italian, i cili shkoi në selinë e kuqezinjve të mërkurën në mëngjes për të nënshkruar zgjidhjen e kontratës (Milani do të kursejë rreth 10 milionë euro) ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026 me një opsion për një sezon tjetër.

Paga do të jetë 12 milionë euro neto me bonuse. Prandaj, nuk ka Serie A për Piolin, i cili ishte kërkuar edhe nga Roma pas shkarkimit të Daniele De Rossit. Verdhekuqtë më pas iu drejtuan Ivan Juric, me 58-vjeçarin Pioli që do të kërkojnë lavdinë në Arabi.

Related posts

“AI MUND TA BËJË DALLIMIN”/ Flet Zinedine Zidane: Hazard është i gatshëm të luajë kundër…

Delo.autor

I DHUROI FITOREN KUKËSIT ME DOPIETË/ Vasil Shkurtaj: Ne do luftojmë deri në fund, dhe do…

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ CAGLIARIT/ Spalletti afron një tjetër lojtar akademia, shihni “perlën” e tij në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment