Futboll Sport

DËMTIMI NË CHAMPIONS LEAGUE/ Gjimshiti humbet dy ndeshjet e Shqipërisë në Nations League, Sylvinho nuk do të thërrasë lojtar tjetër

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kapiteni Berat Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren në sfidat e radhës në UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë për shkak dëmtimi.

Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në ndeshjen e Champions League, Shakhtar Donetsk – Atalanta dhe pas përfundimit të pjesës së parë nuk zbriti më në fushë. Gjimshiti nuk ishte i grumbulluar me Atalantën edhe në ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Genoa.

Stafi mjekësor i Kombëtares shqiptare ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me atë të Atalantës dhe është vendosur që Gjimshiti të mos rrezikojë, që të rikuperohet sa më parë dhe të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

Lista përfundimtare e Kombëtares është me 23 futbollistë pasi trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë vendosur që të mos thërrasin tjetër lojtar në mungesë të Gjimshitit./ FSHF

Related posts

JEP DORËHEQJEN PRESIDENTI I FEDERATËS FRANCEZE/ Akuzohet për ngacmim seksual, ofendoi edhe Zidane

F.autor

DISFATA E JUVENUS NË DERBIN E ITALISË/ Trajneri Mancini: “Bardhezinjtë” mund të kenë dhe një natë të keqe

Delo.autor

PAS ELEMINIMIT NGA EUROPA LEAGUE/ Gattuso: Më vjen të plas, Duhet ta hanim fushën pasi…

Isa.Autor

Leave a Comment