Futboll Sport

KUPA E BOTËS “KATAR 2022″/ Botërori do të luhet në dimër me orare të çuditshme, ndeshjet mund të shihen në…

Botërori që do të zhvillohet në Katar në vitin 2022, pritet të jetë një nga më të çuditshmit për vetë faktin se do të zhvillohet në dimër dhe jo në verë siç jemi mësuar ta shohim rregullisht.

Ky ndryshim, bëhet për shkak të kushteve të motit, duke qenë se në stinën e verës temperaturat në Katar janë në nivele të larta dhe është e pamundur që të luhet futboll.

Megjithatë, fakti që do të luhet në dimër, u pranua nga të gjithë por ajo që është më shqetësuese, lidhet me orarin se kur do të luhen ndeshjet.

Praktikisht, në Katar duhet të ketë ndeshje në drekë, pasdite dhe në darkë, por në Europë do të ishte një orar tepër bezdisës, duke qenë se përkon me mëngjesin.

Kështu, europianët të cilët do të duan të ndjekin Botërorin e Katarit, duhet të mendojnë mirë orarin e punës apo edhe të pushimit, duke qenë se nuk është çudi që një ndeshje të luhet në 10 ose në 11 të mëngjesit.

Deri në vitin 2022, do të mendohet diçka se ç’mund të bëhet, po duket e pamundur që të ketë ndryshime orari.

Related posts

ÇËSHTJA MESSI-SUAREZ/ Barcelona duket e “fundosur”, sezonin e ri duhet të bëjë pa 70% të golave

Delo.autor

U AFRUA ME BUJË NË “CAMP NOU”/ Mesfushori Pjanic aspak i kënaqur tek Barcelona, i bën presion trajnerit Koeman

Delo.autor

HUMBJA KUNDËR SPAL NUK ËSHTË DRAMË/ E gjithë vëmendja e Allegrit përqendrohet tek…

Delo.autor

Leave a Comment