Këtë të shtunë duke nisur nga ora 21:00 e gjithë bota e futbollit do jetë e përqëndruar në “Bernabeu”, ku për raundin e 11-të në La Liga luhet sfida El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Përballja e sotme është e 258 mes të dyja klubeve në histori, aty ku Real Madrid është në avantazh të vogël prej gjashtë ndeshjesh. Në 257 ndeshjet mes tyre, Real Madrid ka fituar 106, ndërkohë 100 sfida kanë folur për Barçën dhe 51 prej tyre janë mbyllur në barazim.
436 gola ka shënuar Reali i Madridit në portën e katalanasve, teksa 419 herë ka shënuar Barcelona në portën e “Galaktikëve”. Lionel Messi me 26 gola është golashënuesi më i mirë në përballjet mes tyre, teksa Cristiano Ronaldo dhe Alfredo di Stefano kanë shënuar nga 18 gola.
Pas dhjetë javëve të para të këtij sezoni prin Barcelona me 27 pikë, ndjekur nga Real Madrid me 24 pikë. Sa i takon formacioneve, të dy trajnerët Carlo Ancelotti dhe Hansi Flick kanë zbardhur titullarët.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Lunin; Mendy, Rudiger, Militao, Vazquez; Camavinga, Tchouameni, Bellingham, Valverde; Vinicius, Mbappe
