Ndeshjet Live Sport

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Osasuna në “Camp Nou”. Rezultati 4-0

Barcelona do të kërkojë ta rigjejë rrugën e fitores dhe ta lërë prapa formën e dobët në La Liga, kur të takohet me Osasuën sot në Camp Nou. Lionel Messi dhe Frenkie de Jong, të cilët u pushuan në fitoren e mesjavës kundër Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve, janë rikthyer në formacionin startues të trajnerit Ronald Koeman.

Takimi i javës së 10-të mes Barçës dhe Osasunës nis në orën 14:00. Skuadra e Koeman është në formë të tmerrshme në ligë, pasi renditet në vendin e 14-të dhe i ka pësuar tri humbje në pesë ndeshjet e fundit. Për më tepër, Barça ngel 12 pikë prapa liderëve Real Sociedad dhe Atletico Madrid, por e ka një ndeshje më pak të zhvilluar se kjo e fundit.

Osasuna, që ndodhet një pozitë më poshtë se Barcelona më pikë të njëjta, po kalon nëpër formë të dobët po ashtu, pasi e ka fituar vetëm një prej pesë ndeshjeve të fundit, duke i humbur dy dhe duke barazuar në dy të tjera. Barca nuk do të mundë të llogarisë në Gerard Pique, Ansu Fati, Sergi Roberto dhe Samuel Umtiti në këtë ndeshje.

 

LIVE/ Barcelona-Osasuna 4-0

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 73/ Barcelon shënon golin e katërt falë Lionel Messit.

MINUTA 72/ VAR anulon golin e Ousmane Dembele për pozicion jashtë loje.

MINUTA 70/ Barcelona shënon golin e katërt falë Ousmane Dembele.

MINUTA 57/ Barcelona thellon shifrat me golin e shënuar nga Philippe Coutinho.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 42/ Barcelona dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Antoine Griezmann.

MINUTA 29/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Martin Braithwaite.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

SHORTI PËR BOTËRORIN 2022/ “Kuqezinjtë” në grup me Anglinë dhe Poloninë, Italia me Zvicrën. Ja të gjitha grupet për Botërorin

Delo.autor

Partizani me sytë nga Skënderbeu, “veteranët” në mes të “katër rrugëve”

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një aksioni spektakolar, Manchester City rihap sfidën me De Bruyne (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment