Futboll Sport

SHKËLQYEN NË FUNDJAVË/ Manaj dhe Uzunin në formacionin më të mirë

Rey Manaj dhe Myrto Uzuni ishin dy nga mungesat e mëdha të Shqipërisë në dy takimet e muajit tetor. Të dy sulmuesit kuqezi kishin shqetësime muskulore, por lajmi i mirë ishte rikthimi i tyre në kushte optimale. Manaj dhe Uzuni jo vetëm që zbritën nga minuta e parë këtë fundjavë, por të dy ishin protagonistë absolut duke realizuar “dopietë” golash për ekipet respektive.

Maj

Tifozët e Sivasspor u çmendën pasi Rey Manaj shfaqi një formë fantastike duke realizuar dy gola. Paraqitja e tij ka bërë që Manaj të sigurojë një vend mes formacionit më të mirë të javës ku së bashku me Mauro Icardi formon dyshen e sulmit në javën e 9-të të Superligës turke.

Uzuni

Me “dopietë” u rikthye edhe Myrto Uzuni, me “bomberin” beratas që vijon të udhëheq ekipin e tij, Granada. Paraqitja e shkëlqyer e Uzunin ka bërë që sulmuesi të sigurojë një vend mes formacionit më të mirë në La Liga 2.

Related posts

Lëndohet futbollisti i njohur i Juventusit, përfundon sezonin

Sadik.Autor

PËRGATIT GODITJEN E PARË NË VERË/ Manchester United gati të paguajë klauzolën për super talentin…

Delo.autor

Lëvizjet që priten të bëhen në çdo repart gjatë verës në merkaton e Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment