Futboll Sport

BARAZIM PA GOLA NË BALLSH/ Bylis dhe Laçi ndajnë pikët

Bylis dhe Laçi kanë barazuar pa gola në Ballsh, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të elitës.

Rasti i parë konkret ishte i Peraltës në minutën e 3-të, i cili “flirtoi” me golin, por pa mundur dot të zhbllokojë llogaritë. Në të 27-tën, Kofi pati shansin për të realizuar, por kundërsulmi nuk u finalizua me sukses.  Kurbinasit mund të shkonin në dhomat e zhveshjes në avantazh, nëse Kofi do tregohej i saktë në minutën e 30-të. Edhe në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat patën rastet respektive, pa rezultat. Ekipi i Dedes mbylli ndeshjen me një lojar më pak, pasi Ofori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë rezultat, Laçi renditet në vendin e nëntë, ndërsa Bylis mbyll klasifikimin.

Related posts

BAYERN I PANDALSHËM/ Gnabry tallet me mbrojtjen dhe mposht Kolnin (VIDEO)

Delo.autor

ITALI-SPANJË/ Mancini shuan dyshimet, Emerson në korsinë e majtë. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Rrëfimi tronditës i Douglas Costa-s: Humbëm qëllimisht, sepse do të kishim vdekur

Q.Autor

Leave a Comment