Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Pas një krosimi nga Tanane, Sulmuesi Broja dyfishon shifrat për Viteshën (VIDEO)

Armando Broja vazhdon të shkëlqejë në Holandë, teksa ditën e sotme ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës me skuadrën e Viteshes.

Skuadra e futbollistit shqiptar ka mposhtur me rezultatin 2-0 Sitard në kampionat, teksa goline dytë e shënoi pikërisht Broa. Në minutën e 84’, pas një krosimi perfekt të Tanane, Broja del zbuluar në zonë dhe me të djathtën e dërgon topin në rrjetë.

Ky është goli i pestë i Brojës me fanellën e Viteshes këtë sezon, me skuadrën e shqiptarit që i bën presion Ajaksit në krye të tabelës, duke u renditur e dyta me 25 pikë, 2 më pak se kryesuesit.

Related posts

E pabesueshme/ Inter-Juventus kërkohet të përsëritet- gaboi rëndë arbitri?

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Inter firmos kontratë 2-vjeçare me portierin…

Delo.autor

LAMTUMIRË ATLETICO/ Griezman largohet drejt USA-s, mbyll marrëveshjen me Orlando-n

F.autor

Leave a Comment