Futboll Sport

GOL HISTORIK/ Myrto Uzuni një legjendë e Granadas në Spanjë! Barazon golashënuesin më të mirë të ekipit

Myrto Uzuni është kthyer në idhullin e tifozëve të Garandas në Spanjë. Këtë fundjavë sulmuesi beratas mund të quhet pa frikë një legjendë e klubit spanjoll, pasi statistikat janë në anë të 29-vjeçarit.

Në sfidën e javës së 17-të në La Liga 2 kundër Almerias në udhëtim, Uzuni shënoi golin e epërsisë për Granadan dhe e çon në 44 shifrën totale që ka shënuar për klubin që nga viti 2022 kur firmosi kontratën.

Goli i kësaj te shtunë u shënua në minutën e 45+1 dhe vlen shumë për sulmuesin, që ka shansin të bëhet golashënuesi më i mirë në histori. Me 44 realizime, Uzuni barazon golashënuesin më të mirë në histori te Granada, Youssef El Arabi.

 

Ndryshe nga marokeni që ka shënuar këtë shifër golash në 134 takime, Uzuni ia ka dalë në sfidën e 102-të të tij. Kujtojmë se për Myrto Uzunin ky është goli i 9-të në 14 ndeshje me Granaden në La Liga 2 këtë sezon.

Related posts

PO SHKËLQEN NË HOLANDË/ Ylli Broja shkëlqen në finalen e Kupës ndaj Ajax-it, protagonist te goli i barazimit (VIDEO)

Delo.autor

MILAN-UDINESE/ Pas një asist nga De Paul, Becao zhbllokon sfidën ndaj “Kuqezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

DOMINIM I FRIKSHËM I SPANJËS/ Kombëtarja e Bushit ia hedh “paq” me vetëm… 3 GOLA

Isa.Autor

Leave a Comment