Futboll Sport

ZYRTARE/ Humbja në shtëpi, Roma shkarkon trajnerin Juric! Gati ish-i i Italisë

Roma sapo ka shkarkuar trajnerin Ivan Juric. Humbja e pasdites së sotme në shtëpi ndaj Bolognas ishte vendimtare për trajnerin kroat. 2-3 ishte rezultati final në “Olimpico” në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Serisë A. Pas De Rossit, Juric bëhet trajneri i dytë që Roma shkakron këtë sezon.

Deklarata zyrtare e Romës

“Ne duam të falenderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur në javët e fundit. Ai ka menaxhuar një mjedis të vështirë me profesionalizmin maksimal dhe për këtë ne i jemi mirënjohës. I urojmë të gjithë të mirat për të ardhmen e tij. Kërkimi për një trajner të ri tashmë ka filluar dhe do të shpallet në ditët në vijim”, thotë Roma.

Të gjitha gjasat të dërgojnë te Roberto Mancini, i cili është i papunë që pas shkarkimit nga kombëtarja e Arabisë Saudite.

Related posts

SERIE A/ Gattuso: Duhet të kthehemi me çdo kusht në Champions…

Sadik.Autor

REZULTATET NEGATIVE/ Mourinho drejt “tokës së premtuar”, zbulohet e ardhmja e portugezit

Isa.Autor

MOMENTI EPIK NGA SFIDA HAPËSE E “EURO 2020″/ Tifozi turk improvizon një palë mustaqe sipër maskës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment