Futboll Sport Të tjera

SI NËPËR FILMA/ Dy HAJDUTË tentojnë të grabisin mundësen, reagimi i saj i hedh në… (VIDEO)

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, në Manaus, kryeqyteti i shtetit të Amazonës, në Brazil. Sabrina Leite, një mundëse 22-vjeçare, është sulmuar nga dy hajdutë me motoçikletë, të cilët e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar që t’i japë celularin. Sipas të përditshmes braziliane “O Globo”, mundësja e re ka arritur të shpëtojë nga kërcënimi dhe të hyjë në shtëpinë e saj.

Dy hajdutët janë larguar, por një shofer që ka asistuar ngjarjen, ka përplasur motorin ku ishin dy hajdutët që janë rrëzuar. Kur ka parë këtë skenë, Leite ka dalë nga shtëpia dhe ka arritur të kapë një nga dy hajdutët, duke e paralizuar me kapjet e mundjes.

Hajduti rënkonte nga dhimbjet dhe kërkonte që mundësja ta linte të lirë, por sportistja nuk e ka lëshuar deri sa ka ardhur policia, ndërsa hajduti tjetër ka mundur të largohet. E gjithë kjo skenë është filmuar nga kalimtarët përmes celularit.

Related posts

SFIDA NDA ZVICRËS PËR “KATAR 2022″/ Tifozët italianë janë gati. Në “Olimpico” priten të jenë…

Delo.autor

MAN UNITED DYFISHON SHIFRAT/ Një tjeter gol të çmendur shënohet nga Herrera (VIDEO)

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Luftëtari gjunjëzon Demat me përmbysje në sfidën e parë çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment