Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 16-të. Këtë të diel sfidat filluan në 12:30 me fitoren e Leçes, ku protagonist ishte Medon Berisha, mesfushori i Kombëtares. Ndërkohë që Bologna mposhti 1-0 Fiorentinën me golin e Odgaard, tri pikë edhe për Veronën. Në fushë sot edhe Roma dhe Milan.
Në stadiumin “via del Mare” Leçe ia doli të merrte tri pikë kundër Monzës, duke fituar 2-1 dhe lënë kundërshtarët në vendin e parafundit. Vetëm tre minuta iu deshën Leçes për golin e avantazhit. Medon Berisha dha pasimin final për Morente, i cili e ndali në rrjetë. Asist i mrekullueshëm nga mesfushori i Kombëtares. Më pas Leçe humbi penallti me Krstovic, para se Monza të barazonte me autogolin e Dorgu. Në fundin e pjesës së parë Krstovic korrigjoi gabimin dhe shënoi golin e dytë për Leçen, që në fund rezultoi me vlerën e tri pikëve. Në minutën e 55-të të ndeshjes në lojë u fut edhe Ylber Ramadani për vendasit. Leçe shkon në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Monza mbetet në vendin e parafundit me 10 pikë.
Serie A, raundi 16-të:
E diel, 15 dhjetor 2024
12:30 Leçe 2-1 Monza
15:00 Bologna 1-0 Fiorentina
15:00 Parma 2-3 Verona
18:00 Como – Roma
20:45 Milan – Genoa
