Futboll Sport

ZYRTARIZOHET MARRËVESHJA/ Ish-trajneri i Romës firmos në Premier League

Southampton ka emëruar zyrtarisht Ivan Jurić si trajnerin e tyre të ri pas shkarkimit të Russell Martin. “Shenjtorët”, të cilët kanë siguruar vetëm pesë pikë në 16 ndeshje, shpresojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur, për të shpëtuar sezonin.
49-vjeçari nga Spliti, Juric mbërrin në Angli pas një periudhe të vështirë me AS Roma.

Tekniku nënshkroi një kontratë 18-mujore (deri në verën e vitit 2026), teksa do të debutojë në fund të muajit.“Jam shumë i lumtur. Kjo është një sfidë e madhe, por jam optimist sepse kam ndjekur Southampton dhe kam parë që ata mund të luajnë shumë më mirë. Është e rëndësishme për mua të lidhem shpejt me tifozët. Unë dua të shoh një ekip agresiv”, tha Jurić.

Related posts

EKIPI I TIJ FITON PËR HERË TË PARË/ Maradona çmend rrjetin me kërcimin që bën (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ Starton sfida në “Camp Nou”

Delo.autor

Hidhet shorti i Kategorisë së Parë/ Ja ndeshjet e javës së parë, spikat Egnatia-Bylis

Isa.Autor

Leave a Comment