Futboll Sport

“MAKTHI” MORI FUND/ Debutoi me Everton, Broja: Moment i veçantë për mua

6 muaj pa prekur fushën me këmbë në një ndeshje zyrtare në Premier League ishin një përjetësi për Armando Brojën. Merr fund makthi për “bomberin” kuqezi, me Brojën që bëri debutimin zyrtar me fanellën e Everton në sfidën kundër Wolves.

Broja u hodh në fushë në minutën e 83-të pasi Everton kishte mbyllur llogaritë me “ujqërit” teksa kryesonte 4-0. Brojës i mjaftuan pak minuta në fushë për të treguar të gjithë potencialin e tij shpërthyes.

Në përfundim të ndeshjes, Broja mori duartrokitjen e tifozëve dhe të gjithë lojtarëve të Everton, ndërsa sulmuesi kuqezi nuk e fshehu gëzimin për rikthimin e tij në fushë pas një pauze kaq të gjatë

“Përshëndetje të gjithëve, përshëndetje tifozëve të Evertonit. Faleminderit shumë që erdhët në ndeshjen time sot, jam i lumtur që u riktheva nga dëmtimi dhe të jem në fushë, është një moment shumë i veçantë për mua. Jam shumë i lumtur për rikthimin, ishte një fitore e mrekullueshme. Do jemi sërish të shtunën dhe ju presim ndaj Liverpulit. Faleminderit shumë që erdhët, do të thotë shumë”, u shpreh Broja.

Jo vetëm fitorja 4-0, trajneri Sean Dyche u shfaq i kënaqur edhe për rikthimin e Armando Brojës: “Në thjesht dëshironim ta përfshinim në lojë. Ai ka pritur një kohë të gjatë, ka punuar shumë, shumë fort”, u shpreh trajneri i Everton.

Related posts

Luis Alberto shpreson dhe beson që do të rikthehet ndaj…

Sadik.Autor

“KUSH KA AMBICIE NUK KA FRIKË”/ Allegri dhe Nedved me mesazh të qartë (FOTO)

Isa.Autor

NJË NGA 15 MË TË MIRAT E BOTËS/ Luiza Gega garon sonte në finalen e Botërorit

Delo.autor

Leave a Comment