Futboll Sport

KUALIFIKUESET E EURO 2026/ Shqipëria U-17 dhe U-19 njohin rivalët

Kombëtaret shqiptare të moshave në futboll, ajo U-17 dhe U-19 kanë njohur rivalët për kualifikueset e Euro 2026.

Kombëtarja U-17

Kombëtarja U-17 ka njohur kundërshtarët për kualifikueset e raundit të parë për Kampionatin Europian “Estoni 2026”.

Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s e vendosi Shqipërinë në Grupin 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin. Të gjitha ndeshjet e Grupit 8 të këtij mini-turneu do të luhen në Kroaci, në datat 11, 14 dhe 17 nëntor 2025. Vendet e para dhe të dyta të çdo grupi do të kualifikohen më tej në raundin e dytë të kualifikueseve.

Kombëtarja U-19

Edhe Shqipëria U-19 njohu sot kundërshtarët e kualifikueseve të Kampionatit të ardhshëm Europian 2026 për këtë grupmoshë.

Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s, Kombëtarja shqiptare u shortua në këtë “Qualifiyng Round” grupin 5 së bashku me Ukrainën, Malin e Zi dhe Sllovakinë. Edhe këtë herë, UEFA si edhe federatat pjesëmarrëse në këtë grup kanë vendosur t’ia besojnë FSHF-së organizimin e këtij mini-turneu që do të zhvillohet në vendin tonë në muajin nëntor të vitit 2025.

Janë përcaktuar edhe datat e ndeshjeve, 12, 15 dhe 18 nëntor, ndërsa përballjet dhe datat do të vendosen më vonë.

Related posts

Si përgjigjet Heynckes kur i kërkojnë të krahasojë Ronaldon me Lewandowski

Sadik.Autor

PLAGËT NUK VRASIN/ Pse Milani i Piolit është për titull këtë sezon

F.autor

RIKTHEHET PASI MPOSHT BETEJËN ME COVID-19/ Cuadrado: Titulli? Dikur kemi rikuperuar edhe 10 pikë…

Delo.autor

Leave a Comment