Futboll Sport

NEUER GJEN AKORDIN ME KLUBIN BAVAREZ/ Portieri rinovon me Bayern-in

Manuel Neuer është gati të zgjasë qëndrimin e tij tek Bayerni i Mynihut pavarësisht kritikave për performancën e dobët këtë sezon.

Sipas Sky Sports Germany, portieri veteran ka zhvilluar bisedime me klubin bavarez dhe ka rënë dakord të firmosë një kontratë të re që do të zgjasë qëndrimin e tij deri në vitin 2026 në Allianz Arena.

Neuer është gati të hyjë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale dhe kishte spekulime për të ardhmen e tij tek Bayerni, megjithatë, lojtari raportohet se tani ka rënë dakord të qëndrojë edhe për një vit.

38-vjeçari aktualisht është jashtë i dëmtuar me një brinjë të thyer, gjatë përballjes së klubit në Kupën e Gjermanisë kundër Bayer Leverkusen. Dëmtimi ndodhi pasi ai u përplas me Jeremie Frimpong jashtë kuadratit të Bayernit dhe u përjashtua në këtë sfidë. Ishte hera e parë në karrierën e tij që portieri i njohur mori një karton të kuq.

Related posts

“REVOLUCION” I MADH TEK REAL MADRID/ Ja ylli i “Los Blancos” që konsiderohet i “paprekshëm” në verë

Delo.autor

DETAJI I TRISHTË/ Kobe dhe Vannesa e planifikonin edhe fëmijën e pestë

F.autor

KAPITENI I MLANIT NË TELASHE/ Romagnoli aksidentohet duke lënduar dy persona, ja gjëndja e tyre

Delo.autor

Leave a Comment