Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Bylis-Vllaznia, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Bylisi dhe Vllaznia, luajnë ditën e sotme në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, sfidën e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Dy ekipet që u ngjitën të dyja nga Kategoria e Parë sezonin e shkuar, matin forcat duke kërkuar pikë në këtë takim. Bylisi vjen pas humbjes me Teutën në Durrës, dhe kërkon menjëherë të ndryshojë.

Nga ana tjetër, Vllaznia e teknikut Jonuz, vjen pas fitores në debutim ndaj Laçit, dhe shpresohet sërish për pikë e për të vijuar ecurinë pozitive.

LIVE | Bylis-Vllaznia 0-0

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë. 

45+1′ Shtubina ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Peposhit.

39′ Mëlluga shkarkon të djathtën nga distanca, por pa shënjestruar portën e Sherrit.

31′ Provon edhe Ditmar Bicaj, gjuajtja e mbrojtësit ndalet nga portieri Sherri.

27’ Karton i verdhë edhe për kapitenin e shkodranëve, Gilman Likën.

25′ Pranë golit të avantazhit Bylis. Goxhaj provon me kokë pas një harkimi nga këndi, topi shkon mbi kuadrat.

19′ Emocione të forta në Ballsh. Vllaznia pranë golit të avantazhit me anë të Zogajt. Pas një kundërsulmi të shpejtë, por topi ka shkuar jashtë kuadratit.

18’ Ndëshkohet me kartonin e verdhë Renato Malota, për një faull pranë zonës së tij.

18′ Pas një rasti nga e djathta, Peposhi gjuan bukur nga e djathta, topi shkon ngjitur me shtyllën e portierit Sherri. Këmbngulin ballshiotët.

10′ Start pozitiv për vendasit, të cilët kanë pasur disa mundësi shënimi me Peposhin dhe Guindon por pa rezultat.

1′ Ka startuar takimi në “Adush Muça”

FORMACIONET

BYLIS: Hidi, Ymeraliaj,Goxha, Bici, Ndreca, Murataj, Turabov, Mëllugja, Ntepe, Guindo, Peposhi. Trajner: Veljko Dovedan.

VLLAZNIA: Sherri, Shtubina, Shehi, Malota, Gurishta, Krymi, Hygor, Kruja, Lika, Sinho, Zogaj. Trajner: Mirsad Jonuz.

Related posts

TIRANA i plotëson dëshirën ZE MARIAS, bardhelutë bëjnë biznes me MILANIN

Isa.Autor

14 GOLA TË SHËNUAR NË 4 NDESHJE/ Liga e Europës ndizet “zjarr”. Roma dhe Kumbulla ja dalin përballë Sociedadit

F.autor

“JEMI SHUMË TË..”/ Pas Chris Richards, një tjetër amerikan tek Bayern Munich

Delo.autor

Leave a Comment